Akuza për blerje votash, LSI padit në SPAK kryebashkiakun e Vorës

Akuza për blerje votash, LSI padit në SPAK kryebashkiakun e Vorës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në SPAK kryeabshkiakun e Vorës, Gentian Picari.

Koordinatori i LSI në Vorë Vojo Bregu shprehet se Picari dhe disa persona të tjerë me detyra drejtuese në këtë bashki dyshohet se kanë kryer vepra penale si korrupsioni aktiv për blerje të votës e shpërdorim i detyrës në formën e grupit te strukturuar kriminal.

Qëllimi kryesor i këtij grupi kriminal, thotë Bregu, është tjetërsimi i votës së banorëve të bashkisë Vorë, më konkretisht, më anë të falsifikimit të formularëve dhe akteve të verifikimit si dhe ato të rivlerësimit sa i përket dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Sipas LSI, denoncimi i sotëm është i mbështetur me fakte dhe prova konkrete, dhe janë një mundësi që “SPAK dhe organet e drejtësisë të dëshmojnë se janë në mbrojtje dhe shërbim të qytatarëve shqiptarë.

Deklarata e plote e Koordinatorit te LSI ne Vore, Vojo Bregu

“Sot kemi depozituar ne SPAK nja kallezim penal , ne ngarkim te kryetarit te bashkise Vore si dhe disa shtetasve me detyra drejtuese ne kete bashki.
Keta shtetas,  dyshohet se kane kryer disa vepra penale, sic jane korrupsioni aktiv per blerjen e votes dhe shperdorimi I detyres, ne formen e grupit te strukturuar kriminal.
Qellimi kryesor I ketij grupi criminal eshte  tjetersimi  i votes se banoreve te bashkise Vore, dhe  me konkretisht, me ane te falsifikimeve te formulareve, si dhe  akteve te verifikimi si dhe ato te rivleresimit  lidhur me demet e shkaktuara nga termeti, veprime  qe nuk jane as me pak as me shume nje nuk tentative e paster per blerje vote,  me ane te dhenies se prones publike me qera ne kundershtim me ligjin dhe me vendimet e KQZ, dhe se fundmi me ndryshimin e struktures, qe pavaresisht se eshte bashkia me borxhin ne nivelin me te larte ne Shqiperi rreth 226 perqind, ka shtuar rreth 70 punonjes, ndermejet ketyre dhe persona me rekorde kriminale, me qellimin e vetem perdorimin e votes se tyre dhe familjareve ne zgjedhjet e 25 Prillit.

Duke qene se SPAK eshte nje nga organet ligjzbatuese te dala nga reforma ne drejtesi, une jam i bindur se denoncimet tona si ky rast i sotem, qe jane te mbeshtetur ne prova dhe fakte konkrete, jane nje mundesi me shume per SPAK dhe gjithe organet e drejtesise te deshmojne se jane ne mbrojtje dhe sherbim te te gjithe qytetareve shqiptare dhe jo nje arme ne duart e mazhorances ,qe qartazi me me llojin dhe karakterin e denoncimeve te saj po tenton te perdore SPAK dhe drejtesine ne pergjithesi per gjueti shtrigash dhe eliminim te kundershtareve politike para zgjedhjeve.”/abcnews.al/


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare