Basha: Plani ynë konkret. Nuk janë premtime boshe

Basha: Plani ynë konkret. Nuk janë premtime boshe

Në kuadër të prezantimit të programit ekonomik të Partisë Demokratike, kryetari i selisë blu Lulzim Basha zhvilloi një takim me një prej bizneseve të mëdha në autostradën Tiranë-Durrës.

Teksa u ndal te premtimet e pambajtura, sipas tij, të kësaj qeverie, Basha ftoi kryeministrin Edi Rama të kërkojë falje para se të lerë karriken e kryeqeveritarit.

“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan.

Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve. Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën. Plani ynë trajton daljen nga kriza dhe afate të gjata. Këtë krizë nuk na e solli vetëm pandemia, njofton oranews.

Sot shqiptarët paguajnë taksa më të larta. 3 mln euro kredi janë paguar nga taksat e larta. Jemi para 2 muajsh ku ky kryeministër premtoi taksa më të ulëta dhe mori më shumë. Në një situatë normale, këto dy muajt e fundit një gjë duhet të bënte; të kërkonte falje dhe të ikte.

Ka disa ditë që bën premtime. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë. Ne ju kemi shpalosur një plan konkret. Nuk janë premtime boshe. Plani ka për qëllim që të rregullojë jetët e shqiptarëve“, u shpreh lideri i opozitës.

Ndër të tjera, kryedemokrati Basha komentoi dhe deklaratën e sotme të kryeministrit Rama, i cili ndër të tjera premtoi rritje të pagës minimale.

“Kollaj është që të thuash; ‘do rris pagën minimale’. Por ato kontributet shtesë kush do i paguaj?! Nëse ju do të keni kosto shtesë, mbi kostot shtesë, ju s’do merrni dot njerëz në punë. Ulja me 8% e kontributeve shoqërore i jep përgjigje kësaj. Këtu fitojnë të tri palët, qytetari, sipërmarrja dhe shteti“, tha Basha.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare