14:52 / 23.02.2021
E veshur kuq e zi, Rita shfaqet atraktive në fotosesionin e ri
Rita ka ndarë disa imazhe nga seti i ri fotografik.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Australi.
Ajo ka udhëtuar gati një muaj më parë në Sidnej, për të qenë pjesë e “The Voice”, kurse po merret edhe me punë të tjera atje.
Këngëtarja, së fundi shkëputi disa fotografi nga fotosesioni i ri, ku shfaqet e veshur me kostum kuq e zi.

“Kur jeta të jep limona, bëj limonadë. Ju lutem rrëshqitni në të majtë për të parë se si ky mini-fotosesion filloi (foto e fundit)”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rita Ora është “Bang”, në videoklipin e të cilit erdhi me kostum tradicional.























