Dhurata së shpejti me këngë të re, ja me kë po bashkëpunon

Dhurata së shpejti me këngë të re, ja me kë po bashkëpunon

Dhurata Dora është drejt finalizimit të këngës së re.

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora nuk e ka ndalur punën për projektet e reja muzikore.

Ajo kësaj radhe ka zgjedhur bashkëpunëtorë të huaj për këngën e re, e këtë e bëri të ditur vet producenti me të cilin bashkëpunojë.

Bëhet fjalë për producentin Oster nga Gjermania, i cili publikoi një foto me Dhuratën, realizuar në studio muzikore.

Dyshja nuk kanë dhënë ende detaje rreth këngës që po vjen, por duket se do të jetë për tregun e huaj.

Kujtojmë se kënga “Harrom” mbetet e fundit nga Dhurata Dora, me të cilën ka marrë 17 milionë klikime në YouTube. 


MË SHUME NGA Magazina