
22:53 / 23.02.2021
Bayern Munchen fitore bindëse ndaj Lazios, me një këmbë në rrethin tjetër
Bayern Munchen teorikisht ka siguruar çerekfinalen e Champion League qysh në ndeshjen e parë ndaj Lazios.
Bavarezët kanë fituar në udhëtim ndaj Lazios, madje me rezultat të thellë 4-1.
Robert Leëandoëski, Jamal Musiala, Leroy Sane kanë shënuar tre gola për Bayern, derisa goli i katërt ka qenë autogol nga Francesco Acerbi.
Golin e vetëm për Lazion e ka shënuar Joaquin Correa.
Reprezentuesi Kosovar, Vedat Muruqi nuk është futur në lojë.