08:20 / 24.02.2021
Lewandowski pas golit ndaj Lazios, hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Robert Lewandowski ka zhvilluar shumë formën e tij në vitet e fundit dhe konsiderohet të jetë sulmuesi më i mirë në botë për momentin.
Së fundmi, Bayern Munich kanë fituar ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve 4-1 ndaj Lazios, shkruan lajmi.net.
Edhe në këtë ndeshje, reprezentuesi i Polonisë, arriti që të lë një gjurmë në ndeshje duke shënuar golin e parë.
Kësisoj, me këtë gol të shënuar, ai ka arritur shifrën e 72 golave në Ligën e Kampionëve, duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në histori të kësaj gare.
Për momentin, vetëm Lionel Messi me 119 gola dhe Cristiano Ronaldo me 134 gola janë përpara Lewa’s në listë.























