Aktori francez Gerard Depardieu sërish nën hetime për përdhunim
BKT
Magazina

Aktori francez Gerard Depardieu sërish nën hetime për përdhunim

Hetimi paraprak kundër Depardieu ka nisur pasi aktorja paraqiti ankesë penale në Lambesco në gusht të vitit 2018.

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është nën hetime për "përdhunim dhe dhunë seksuale" të aktores së re në verën e vitit 2018, gjë të cilën ai e mohon.

Mediat franceze potencojnë se hetimet kundër aktorit 72-vjeçar për "përdhunim" dhe "ngacmim seksual", filluan më 16 dhjetor të vitit 2020.

Aktorja 22-vjeçare akuzon aktorin e famshëm për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2018.

Avokati i Depardieu, Herve Temime tha se klienti i tij mohon akuzat.

Hetimi paraprak kundër Depardieu ka nisur pasi aktorja paraqiti ankesë penale në Lambesco në gusht të vitit 2018.

Ajo tha se incidenti ka ndodhur në shtëpinë e aktorit francez në Paris më 7 dhe 13 gusht 2018


MË SHUME NGA Magazina