Demi Moore mbulon fytyrën me maskë
Demi Moore u shfaq rrugëve me një maskë rozë.
Por, Demi Moore po mbulonte fytyrën e saj ndërsa doli për blerje në West Hollywood të dielën.
Superylli, 58 vjeçe, fshehu plotësisht atë që kishte qenë objekt i kaq shumë spekulimeve ndërsa u shoqërua nga shoqet dhe një qenush në krahët e saj.
Përveç maskës së saj rozë me stil, Demi ishte veshur thjesht me një palë xhinse dhe një bluzë të zezë, derisa po merrte rreze dielli rrugës.
Derisa po ecte nëpër trotuar me ritëm të qetë, dukja e saj ishte larg nga ajo që u pa në pasarelën e “Fendit”, një muaj më parë.
Aktorja ndezi spekulime se ajo kishte bërë një ndërhyrje plastike ndërsa ecte në pasarelë.

Brenda pak minutash nga paraqitja e saj në pasarelë të modës, përdoruesit e Twitter filluan të pyesnin nëse transformimi i saj kishte ardhur si rezultat i grimit ose ndërhyrjeve të “tmerrshme”.

Disa ditë pas paraqitjes së saj, ajo foli për ecjen e saj në pistë, por nuk arriti të adresonte spekulimet.

Gjatë një interviste me supermodelen Naomi Campbell, ajo foli shkurtimisht për pamjen e saj, duke e përshkruar atë si ‘speciale’ dhe ‘shumë magjike’.























