Regjistrohet sot koalicioni opozitar, PD-LSI me dy lista në zgjedhje
Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërsa Partia Socialiste ka deklaruar se në këto zgjedhe do të dalë e vetme, Partia Demokratike regjistron sot koalicionin e saj "Shqipëria Fiton".
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Demokristianët do te jene pjese e listës së Partisë Demokratike.
PD-ja dhe LSI-ja kanë parë si mënyrë të maksimalizimit të mirë të votës së qytetarëve daljen me dy lista në këto zgjedhje. Por burime nga opozita bëjnë me dije se mes PD-së që udhëheq dhe koalicionin "Shqipëria Fiton" dhe LSI-së do të ketë paraprakisht një marrëveshje bashkëqeverisje, nofton euronews.albania.
Gjate pasdites se djeshme kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë detajuar aspekte të marrëveshjes dhe mënyrës së organizimit për fushatën dhe zgjedhjet e 25 prillit.























