14:20 / 24.02.2021
Dorëzohet Mane: Jemi jashtë garës për titull
Liverpool po kalon një moment negativ në kampionat dhe të besuarit e Jurgen Klopp kanë humbur shumë terren në renditje në javët e fundit.
Këtë fakt e ka pranuar edhe Sadio Mane, i cili deklaron se tashmë ata janë jashtë garës për titullin e Premier League.
“Objektivi ynë që nga fillimi i sezonit ishte triumfi në Champions League, Premier League si dhe kupat. Por, tani mund të them se jemi jashtë garës për titullin. Është diferencë shumë e madhe”, deklaron Mane për “ESPN”.
Aktualisht , “The Reds” pozicionohen në vendin gjashtë të renditjes me 40 pikë të grumbulluara. Vendi i parë që mbahet nga Manchester City duket shumë larg tashmë për kampionët, pasi “Qytetarët” kanë plot 19 pikë më shumë.























