
22:58 / 24.02.2021
Real Madrid fiton në Itali
Ferland Mendy i ka dhënë fitoren Real Madridit në udhëtim.
Klubi mbretëror ka fituar ndaj italianëve të Atalantas.
Goli erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.
Një pjesë të ndeshjes Atalanta e ka zhvilluar me dhjetë lojtarë, pasi Remo Freuler u ndëshkua me të kuq qysh në minutën e shtatëmbëdhjetë.
Real ndeshjen e kthimit e zhvillon dukshëm më e favorizuar.