Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes
BKT
Lajme

Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes

Këshilltari për media i U.D Presidentës Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.

Reagimi i plotë: 

Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.
Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe. 
Organet e rendit sa më parë duhet t'i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë.
Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!


MË SHUME NGA Lajme