14:51 / 25.02.2021
Bamir Topi jep dorëheqje e parevokueshme nga drejtimi i FRD-së
Bamir Topi ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike.
Top Channel ka siguruar dokumentin që mban firmën e Topit, ku jep edhe dorëheqjen e parevokueshme.
“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Vendimi i papritur i Bamir Topit vjen një ditë pasi përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu firmosi marrëveshjen me kryedemokratin Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.























