Mbeten në fuqi masat e mëparshme anti-COVID
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat e mëparshme anti-COVID.
Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se do të qëndrojnë në fuqi të gjitha masat e mëparshme anti-COVID.
Masat që janë në fuqi:
Kufizimi i lëvizjes do jetë nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vijojë online.
Mësimi në universite do të vijojnë të funksionojnë online. Provimet do të jenë të kombinuara.
Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.
Sipas zv.ministres këto masa kanë dhënë efektin e tyre dhe kjo është dhe arsyeja se përse do të mbeten në fuqi, ndërkohë që sqaroi se situata do të monitorohet, nojfton euronews.albania.
"Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbetet aty, duke i vlerësuar në kohëra më të shkurta”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se gjatë dy javëve të fundit incidenca javore e virusit ka pasur një tendencë ulje.
Zonja Fico bëri apel që qytetarët të respektojnë masat anti-COVID.
Ndërsa, drejtori i Urgjencës Kombëtare,Skënder Brataj u shpreh se është ulur numri i shtrimeve në spitale.























