Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga të gjitha partitë
BKT
Shqipëri

Kim takon Bashën: SHBA pret kandidatë të pastër nga të gjitha partitë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar të enjten një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Ambasadorja Amerikane në fundit të takimit u shpreh se gjatë takimit u informua mbi programin zgjedhor të PD dhe partnerëve, ndërsa ritheksoi rëndësinë e kandidatëve të pastër.

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 prill”, u shpreh ambasadorja amerikane.​

Mbrëmjen e djeshme, PD mbylli marrëveshjen me aleatët për të dalë me lista të përbashkëta në zgjedhje.


MË SHUME NGA Shqipëri