Lady Gaga dhuron 500 mijë dollarë për atë që ia gjen dy qentë e vjedhur
BKT
Magazina

Lady Gaga dhuron 500 mijë dollarë për atë që ia gjen dy qentë e vjedhur

Lady Gagas ia vodhën dy qentë e saj.

Divizioni i Vjedhjes-Vrasjes i LAPD ka marrë përsipër çështjen, RHD është ngarkuar të hetojë rastet e profilit të lartë në L.A, shkruan TMZ.

Qentë e Lady Gaga u vunë në shënjestër të hajnave të mërkurën në mbrëmje, hajdutët që qëlluan Walkerin, një prej qenve të saj dhe vodhën dy qentë francezë.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se Gaga po ofron 500 mijë dollarë për kthimin e qenve të saj.

Shëtitësi i qenve kishte tre qentë e  Gagas në Hollywood pak para orës 10 të mbrëmjes kur një person i armatosur e sulmoi.

Shëtitësi i qenve u qëllua dhe personi i armatosur u nis me 2 prej qenve, të quajtur Koji dhe Gustav.

Thuhet se njëri prej qenve iku në atë moment dhe u qëllua, por më vonë është shëruar.

Gaga ka qenë në Romë duke punuar në një film të ri, truproja i saj u pa duke marrë qenin e rikuperuar.

Burime pranë Gagas tregojnë se ajo është jashtëzakonisht e mërzitur dhe po ofron gjysmë milioni dollarë për këdo që ka 2 qentë e saj, pa asnjë pyetje.

Thuhet se kushdo që i ka qentë mund të përdorë këtë email – [email protected] – për të marrë shpërblimin.

Walkeri, qeni që u dërgua në spital pas plagosjes pritet të shërohet plotësisht.


MË SHUME NGA Magazina