Nis vaksinimi i mjekëve edhe në Kukës

Nis vaksinimi i mjekëve edhe në Kukës

Ka nisur këtë të premte në Kukës vaksinimi i bluzave të bardha.

Në total, raporton Vizion Plus, janë 240 doza që janë planifikuar për t’u bërë, ndërsa injeksionin, veç mjekëve dhe infermierëve të këtij qarku, do e marrin edhe te moshuarit mbi 80 vjeç.

Një ditë më parë u vaksinua personeli shëndetësor në Berat.

Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të marrin injeksionin edhe mjekët dhe infermierët e Korçës./VP