Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e Beratit

Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e Beratit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet për ndërtimin e maternitetit të ri të qytetit të Beratit.

Sipas ministres, për ndërtimin e këtij materniteti po punohet me ritme të larta që nënat dhe fëmijët të marrin shërbimin e dedikuar për ta sa më shpejt.

“Ka ecur mirë, por duhet të ecim më shpejt, që të jetë gati sa më shpejt, brenda vitit”, tha Manastirliu, njofton A2news.

Përveç maternitetit të ri të Beratit, Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.