Solskjaer: I mahnitur me Ibran, është një ndeshje si në Ligën e Kampionëve

Solskjaer: I mahnitur me Ibran, është një ndeshje si në Ligën e Kampionëve

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka reaguar pas shortit të hedhur në Europa League.

Ole Gunnar Solsjaer i cili mbushi 48 vjet sot, foli për shortin e Europa League ku në kaudër të 1/8 të finales, Manchester United do ketë përballë skuadrën italiane, AC Milan, transmeton lajmi.net.

“Është dhuratë e mirë për ditëlindje apo ajo! Ta shikosh shortin”, tha ai.

“Ne kemi traditë që të kemi shorte të vështira, është ai lloj shorti që ju bën të mendoni se jeni ne Ligë të Kampionëve”, shtoi ai.

“Milani është një klub me histori të madhe, ne e mirëpresim këtë ndeshje dhe me shumë dëshirë do shkojmë në stadiumin e tyre”, tha norvegjezi.

Solskjaer u ndal të flasë edhe për Zlatan Ibrahimovic.

“Zlatani, sigurisht, jam i mahnitur me të. Ai pati një lëndim që i rrezikoi karrierën dhe u rikthye në Milan dhe e ngriti skuadrën në nivelin që është”, tha Solskajer.

“Ata janë në krye këtë sezon, jam i mahnitur me të por edhe me Diogo Dalot (i cili është i huazuar në Milan nga Man Utd), ai shkoi të marrë eksperiencë në një klub të madh dhe është përmirësuar shumë që nga atëherë”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.