Boiken Abazi i VV’së e zyrtarizon kandidaturën për deputet në Shqipëri

Boiken Abazi i VV’së e zyrtarizon kandidaturën për deputet në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri ka njoftuar se Boiken Abazi do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti.

Përmes një njoftimi në Facebook, VV’ja në Shqipëri ka bërë të ditur se janë dorëzuar 3765 nënshkrime në mbështetje të Abazit.

“Dorëzohen 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dorëzohen 3765 nënshkrime në mbështetje të kandidatit Boiken Abazi

Sot, 10 ditë para afatit, një dërgatë prej dhjetë vetash, anëtarë të komitetit nismëtar, përfaqësues e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Shqipëria e Kosova dorëzuan në KQZ dosjet me nënshkrimet mbështetëse të 3765 qytetarëve të qarkut Tiranë për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit si kandidat nga zgjedhësit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mbështetja kaq e madhe prej qytetarëve nga bashkitë e qarkut Tiranë (Tirana, Kamza, Vora, Kavaja e Rrogozhina) nga shumë lagje e fshatra, na jep zemër për fushatën që na pret. Me idealet më të sinqerta për kombin e shoqërinë tonë, për drejtësi e zhvillim ekonomik, do të vazhdojmë aktivitete gjithnjë e më intensive. Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e z. Boiken Abazit, e në ditët në vijim do të angazhohemi me gjithë mundësitë që kemi për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të Kreshnik Merxhanit.