Dzeko humb tri sfida të kampionatit

Dzeko humb tri sfida të kampionatit

Roma humbet Edin Dzeko për të paktën dy javë. Siç raportohet nga “Sky Sport”, sulmuesi boshnjak pësoi një dëmtim të shkallës së parë në aduktorin kofshës së tij të majtë.

Numri 9 i verdhekuqve u ndal në ndeshjen kundër Bragës, gjatë një aksioni. Sapo ndjeu dhimbjen, Dzeko menjëherë ndaloi dhe u zëvendësua, transmeton Super Sport.
Sulmuesi boshnjak iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që zbuluan dëmtimin, i cili do ta detyrojë Boshnjakun të ndalet rreth dy javë.
Ai do të humbasë tri ndeshjet e radhës në kampionat: kundër Milanit, Fiorentinës dhe Genoas. Mbetet në dyshim edhe për ndeshjen e parë kundër Shakhtar Donetsk, e planifikuar në datën 11 mars.