Fiton Werder, Rashica luan për tetëdhjetë e gjashtë minuta

Fiton Werder, Rashica luan për tetëdhjetë e gjashtë minuta

Werder Bremen ka fituar ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa reprezentuesi kosovar, Milot Rashica ka luajtur për 86 minuta.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së të premtes ka qenë 2-1.

Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes Andre Silva, por Werder reagoi fillimisht në minutën e 48-të përmes Theodor Gebre Selassie dhe më pas përmes Joshua Sargent në minutën e 62-të, ku u vendos për fatin e ndeshjes.

Werder pas kësaj fitore gjendet në pozitën e dymbëdhjetë në tabelë.

Paraqitja e Rashicës është vlerësuar pozitive.