Jorge Sampaoli është trajner i ri i Marseille

Jorge Sampaoli është trajner i ri i Marseille

Ish-trajneri i Kombëtares argjentinase, Jorge Sampaoli, është emëruar në postin e trajnerit të skuadrës franceze, Marseille.

Marseille ishte pa trajner që nga koha e protestave të tifozëve, ku sipas mediave franceze pati edhe zënka në mes të trajnerit të atëhershëm, Andre Villas-Boas dhe zyrtarëve të klubit, transmeton lajmi.net.

Tani, klubi francez ka zyrtarizuar emërimin e trajnerint të mirënjohur argjentinas përmes uebfaqes zyrtare.

Bashkë me Sampaolin, Marseille ka emëruar edhe Kryetarin e ri të Bordit, Pablo Longoria në një deklaratë të cilësuar si ndryshim historik në klub.

Sampaoli ishte trajner i skuadrës braziliane, Atletico Mineiro në sezonin 2020-21 dhe në sezonin 2019-20 ishte pjesë e Santos. Ai poashtu ishte në krye të reprezentacionit të Argjentinës në Kupën e Botës në vitin 2018.