Lady Gaga flet e pikëlluar pasi iu vodhën dy qentë e saj, apelon t’ia kthej
Lady Gaga u shpreh e trishtuar pas vjedhjes së dy qenve të saj.
Artistes me famë botërore, Lady Gaga, së fundi i ndodhi një ngjarje e trishtë.
Shëtitësi i qenve të saj u qëllua me armë zjarri dhe një qen i saj, ndësa dy të tjerë i janë vjedhur nga persona të panjohur.
Që prej dje, Lady Gaga bën thirrje që kushdo që i ka ata të ia kthejë, ngase do të pasojë shpërblimi prej 500 mijë dollarësh.
Përmes një postimi në Facebook, Gaga falënderoi shëtitësin që rrezikoi jetën e tij, për familjen e saj.
“Qentë e mi të dashur Koji dhe Gustav u morën në Hollywood dy netë më parë. Zemra ime është e sëmurë dhe po lutem që familja ime të shërohet përsëri me një akt mirësie. Unë do të paguaj 500,000 dollarë për kthimin e tyre të sigurt. Dërgoni me email [email protected] për të na kontaktuar. Ose, nëse i keni blerë ose i keni gjetur pa dijeni, shpërblimi është i njëjtë. Unë vazhdoj të të dua Ryan Fischer, ti rrezikove jetën tënde për të luftuar për familjen tonë. Ju jeni përgjithmonë një hero”, shkruan ajo.
























