Dënohen Drenica dhe trajnerët Devolli – Mustafa

Dënohen Drenica dhe trajnerët Devolli – Mustafa

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e ka nderuar skuadrën e Drenicës me 1 000 euro me arsyen se klubi kuqezi ka bërë lëshime në organizmin e ndeshjes ndaj Besës, e cila u zhvillua më 25 shkurt në terrenin më bari sintetik në Drenas.

Komisioni Disiplinor poashtu ka dënuar edhe trajnerin Bledar Devolli dhe ndihmëstrajnerin Skënder Mustafa.

Devolli është dënuar me ndalesë në ushtrimin e funksionit të trajnerit në klub për 2 ndeshje zyrtare, me arsyen se pas përfundimit të ndeshjes kundër Besës hyn në fushë dhe i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mysafire.

Ndërsa Mustafa është dënuar me ndalesë të ushtrimit të funksionit të trajnerit dhe detyrave të tjera në klub për tri ndeshje zyrtare, për shkak të sjellje jo sportive ndaj futbollistit kundërshtar Agon Xhaka.