Numri një i Dortmund ka menduar për largimin

Numri një i Dortmund ka menduar për largimin

Një situatë jo e qetë te Borussia Dortmund. Numri një i klubit verdhezi, Hans-Joachim Watzke, tha për “Sky” se po mendonte largimin nga klubi gjerman.

Siç transmeton "Panorama", edhe pse tha për arsyet, Watzke nuk ishte shumë optimist për një qëndrim në të ardhmen në skuadrën e Borussias. “Vitet e fundit ishin shumë të lodhshme në çdo pikëpamje, ndoshta ka ardhur koha për të pushuar dhe për të qëndruar larg futbollit”, tha arkitekti i skuadrës verdhezi. Largimi i Watzke do të ishte një humbje e madhe në rang drejtuesish për skuadrën gjermane.