Mourinho: Është kthyer Bale i vërtetë, ka kapur gjendjen më të mirë
BKT
Sport

Mourinho: Është kthyer Bale i vërtetë, ka kapur gjendjen më të mirë

Gareth Bale në dy sezonet e fundit vuajti shumë te Real Madrid nga dëmtimet dhe mosaktivizimi.

Pasojat e asaj kohe u reflektuan edhe në këtë sezon te Tottenham, ku nuk arriti të ambientohet dhe të jetë efikas menjëherë, transmeton "albeu".

Megjithatë, Mourinho tregon se ai tani është mirë dhe po arrin të rikthehet në versionin më të mirë të vetes së tij. Tekniku portugez shprehet se Bale tashmë ka besim në vete dhe është në gjendjen e tij më të mirë, që kur ka ardhur.

“Gareth duket më i lumtur se kurrë. Duket i sigurt. Psikologjia është gjithmonë pasojë e problemeve fizike. Nëse një lojtar ndihet 100% mirë fizikisht, atëherë ai do të ketë shumë vetëbesim. Tani Gareth nuk ka probleme,frikë apo pengesa.

Është normale që ai të kishte shqetësime pas gjitha atyre dëmtimeve dhe mungese loje. Kur ai stërvitet, mund të themi se besimi i tij është kthyer. Kur bën gjuajtje si ajo në ndeshjen e fundit, tregon se i është rikthyer besimi.