FSHF sezonin 2021/22 e nis me sistemin VAR
BKT
Sport

FSHF sezonin 2021/22 e nis me sistemin VAR

Sistemi VAR do të jetë pjesë e Supërligës Shqiptare ne futboll.

Tash e dy vjet Federata e Futbollit Shqiptar (FSHF) është duke punuar intensivisht për këtë projekt që do të rrisë më shumë cilësinë dhe besueshmërinë.

Momentalisht projekti i sistemit VAR që do të financohet nga Federata Shqiptare është në fund të procesit parapërgatitor apo ndryshe në fazën testuese, transmeton "Klan Kosova".

Ndërkohë është zhvilluar edhe një takim mes zyrtarëve të FSHF-së dhe homologëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për të ndarë eksperiencën ku palët janë dakorduar për hapat që duhet të ndiqen për këtë proces i cili është paralajmëruar se do të vihet në funksion edhe ne futbollin kosovar.

Tashmë hapi i parë është bërë ku palët janë pajtuar për parimet bazë me IFAB dhe FIFA dhe së shpejti do të fillojë procesi i trajnimit të stafit për ta përdorur teknologjinë në futboll që ndryshe njihet si VAR.