Dellova: “S`kam provokuar, thjesht kam qenë shumë i lumtur dhe kam festuar"
BKT
Sport

Dellova: “S`kam provokuar, thjesht kam qenë shumë i lumtur dhe kam festuar"

Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Lumbardh Dellova, ka thënë se nuk ka provokuar dhe se ai vetëm ka qenë i lumtur për golin dhe ka festuar.

“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, ka thënë Dellova.