21:24 / 27.02.2021
Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë kush i kthen qentë
Këngëtarja amerikane Lady Gaga ofroi 500 mijë dollarë për kthimin e dy bulldogëve francezë pasi iu vodhën në Los Anxheles.
Këngëtarja në një deklaratë theksoi se po i ofron paratë për këdo që ka dy qentë e saj, pa asnjë justifikim.
”Kushdo që i ka qentë, mund të përdorë [email protected] që të marrë shpërblimin”, tha ajo.
Shëtitësi i qenve u dërgua në spital, pasi u qëllua të enjten nga një person i armatosur në Hollywood ndërsa po shëtiste qentë.
Policia tha se ai është në gjendje të mirë.























