09:13 / 28.02.2021
Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 783 qytetarë
Policia e Kosovës ka gjobitur disa qytetarë për mos respektim të masave antiCovid-19
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve janë gjobitur 783 persona.
Kujtojmë se në muajin gusht ishte miratuar Ligji Anti-COVID-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.
Gjoba për mosmbajtje të maskës është 35 euro.























