
17:08 / 28.02.2021
Inter fiton lehtë kundër Genoas
Inter ka realizuar fitoren e radhës ndaj Genoas.
Rezulttai përfundimtar ka qenë 3-0.
Lukaku gjeti golin qysh në minutën e parë për t’i dhënë qetësinë skuadrës së tij. Gjithsesi, për minuta të tëra, me gjithë dominimin e Interit, rezultati mbeti ai i minutës së parë, për të ardhur më pas te minuta e 69-të, me Darmian që shënoi golin e sigurisë.
10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt shënoi edhe Alexis Sanchez, për të cilin ishte finalizimi i parë në Serinë A në këtë sezon.