Juventus piketon dy sulmuesit e njohur

Juventus piketon dy sulmuesit e njohur

Juventusi sheh për përforcimin e skuadrës për sezonin pasardhës.

Sipas atyre që shkruajnë mediat italiane, klubi bardhezi ka hedhur sytë tek kampionati francez, më saktësisht tek dy klubet transalpine, si Olympique Marseille dhe Olympique Lyon, transmeton Panorama.

Drejtuesit më të lartë të klubit të “Zonjës së Vjetër” janë Memphis Depay i Lyon të cilit i skadon kontrata në qershor dhe Arkadiusz Milik të Marseille, të cilin e ka kërkuar dhe në merkaton e janarit por pa mundur të bindë dot drejtuesit e Napolit.

Duket qartë se juventinët po synojnë të përforcojnë sulmin ku me Cristiano Ronaldon të dy lojtarët në fjalë do të jenë shumë të rrezikshëm për kundërshtarët.