Unioni Berlin ndan pikët me Hoffenheimin, Mainzi dështon në “Opel Arena"

Unioni Berlin ndan pikët me Hoffenheimin, Mainzi dështon në “Opel Arena"

Unioni i Berlinit vazhdon të mbajë rekordin e barazimeve në Bundesligë, teksa në javën e 23-të regjistroi të 10-tin sezonal dhe të shtatin në shtëpi përballë Hoffenheimit, me rezultatin 1-1.

Skuadra e drejtuar nga zvicërani 55-vjeçar Urs Ficher nuk ia doli ta ruante avantazhin e krijuar që në minutën e 9-të nga Kruse, që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh.

Edhe golin e dytë të ndeshjes e shënuan futbollistët vendës, më konkretisht Schlotterbeck, por në portën tij, duke kthyer ekuilibrin në rezultat në minutën e 29-të. Kaderabek i Hoffenheimit shënoi një tjetër gol në pjesës e dytë, që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje, transmeton Super Sport.

U kthye te humbja pas tri rezultateve radhazi pozitive Mainzi, që u gjunjëzua 0-1 në “Opel Arena” nga Augsburgu. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Hahn në minutën e 25-të. Mainzi me këtë disfatë mbetet në vendin e parafundit me 17 pikë, ndërsa Augsburgu i largohet zonës së ftohtë, duke shkruar në kuotën e 26 pikëve.