Avokati Berisha reagon tërheqjes së urdhër-arrestit ndaj Milan Radoiçiqit

Avokati Berisha reagon tërheqjes së urdhër-arrestit ndaj Milan Radoiçiqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhër arrestit ndaj Milan Radoiçiqit i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati Besnik Berisha përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’. Berisha ka pyetur se kush e ka negociuar revokimin e urdhër arrestit për Radoiçiqin.

“Urdhërarresti pa shkak ligjor, apo revokimi i tij Pazar ditor, mbetet të mësohet në ditët në vijim. Ajo çfarë dihet deri më tani është se një praktikë e tillë, për dyshimin siç rendonte mbi Radoiçiqin nuk është aplikuar asnjëherë për asnjë të dyshuar shqiptar”, ka shkruar Berisha.

Më 23 nëntor të vitit të 2018,  Policia e Kosovës zhvilloi një operacion të kërkimit në veri të vendit me qëllim të arrestimit të Milan Radoiçiq i cili nuk u gjet në vendqëndrimin e tij ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan katër persona.

 


MË SHUME NGA Aktuale