"Mendy është Kylian Mbappe i mbrojtjes"

"Mendy është Kylian Mbappe i mbrojtjes"

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. 

Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo dhe është pikërisht agjenti i tij, Yvan Le Mee, i cili vlerëson maksimalisht klientin e tij.

“Dy vite më parë unë kam deklaruar se Mendy do të jetë si Kylian Mbappe në rolin e tij dhe koha tregoi se unë kisha të drejtë. Të luash me Real Madridin të bën një lojtar më të mirë dhe unë nuk shikoj asnjë lojtar në ditët e sotme më të kompletuar se Mendy në krahun e majtë të mbrojtes”, deklaron Le Mee.

28-vjeçari numëron deri në këtë fazë të sezonit 28 ndeshje dhe Mendy është një nga lojtarët kryesorë në formancionin e Zidane, duke i zënë vendin edhe Marcelos. Kujtojmë që mbrojtësi u transferua në Madrid në verën e vitit 2019 dhe është në kontratë me galaktikët deri në vitin 2025.