Manastirliu pranon gjendjen e vështirë, asnjë sinjal për shtrëngim masash
BKT
Shqipëri

Manastirliu pranon gjendjen e vështirë, asnjë sinjal për shtrëngim masash

Dje u shënuan 21 humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa rastet e reja ishin 952.

Përballë këtyre shifrave, ende nuk flitet për shtrëngim të masave nga autoritet shëndetësore.

Nga Parlamenti, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë ulur infektimet, por në asnjë moment nuk përmendi shifrat rekord të humbjeve të jetës. Ogerta Manastirliu pranoi se situata po del jashtë kontrollit për shkak të pranisë së varianteve të reja, ndërsa thekson se sjellja e qytetarëve është e rëndësishme në këtë periudhë, njofton A2news.

“Parandalimi mbetet kyç. Komiteti i Ekspertëve po analizon situatën dhe po vlerëson një qasje shumë të kujdesshme. Kemi dy javë që kemi forcuar masat kufizuese. Sigurisht, prezenca e varianteve të reja kushtëzon masat e pandemisë, kemi dyshime se qarkullojnë variante të reja dhe bëhet i vështirë kontrolli i situatës pa bashkëpunimin e qytetarëve”, tha Manastirliu.


MË SHUME NGA Shqipëri