Infektologu Tolaj tregon se sa janë të sigurta vaksinat anti-COVID
BKT
Lajme

Infektologu Tolaj tregon se sa janë të sigurta vaksinat anti-COVID

Derisa Kosova pritet të furnizohet me vaksina, ka shumë qytetarë të cilët janë shprehur se nuk do të vaksinohen për shkak se nuk i besojnë atyre.

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se vaksinat janë shumë të sigurta dhe duhet të merren nga qytetarët.

“Vaksinat duhet të merren, ato janë të sigurta. Teknologjia e prodhimit të vaksinave është që 10 vite dhe që atëherë qendrat e hulumtimit të vaksinave e praktikojnë atë”, tha ai në t7.

Përndryshe, Tolaj ka folur edhe për variantet e reja të COVID-19 të cilat kanë filluar të përhapen në botë.

Ai ka thënë se variant i ri i Afrikës së Jugut është më rezistentë dhe më problematikë, por që ai thotë se nuk pret që ai të jetë i pranishëm në vend.

“Varianti britanik nuk po del që është shumë problematikë. Më problematikë është variant i Afrikës së Jugut i cili po del të jetë më rezistentë. Megjithatë nuk pres që në aspektin afatgjatë do të shkaktojnë probleme. Variantin e Afrikës së Jugut nuk besoj që do ta kemi”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme