Hoxhaj nesër takohet me Lajçak
BKT
Lajme

Hoxhaj nesër takohet me Lajçak

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet nesër me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi mbahet në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në ora 09:50.

Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit. Ai sonte është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.


MË SHUME NGA Lajme