Ja sa paguan gjiganti gjerman për Koulibaly-n
BKT
Sport

Ja sa paguan gjiganti gjerman për Koulibaly-n

Bayern Munich është një tjetër klub i madh evropiane që është i interesuar për asin e Napolit, Kalidou Koulibaly, raportojnë mediat gjermane.

‘Bavarezët’ janë duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të ‘napolitanëve’, por siç raportohet, kampionët e Gjermanisë nuk do të paguajnë më shumë së 45 milionë euro për lojtarin.

Kalidou Koulibaly edhe në tregun e kaluar ishte i lidhur me largimin nga ‘Diego Armando Maradona’, por asnjë klub nuk ofrojë shifrën rreth 100 milionë euro së kërkon klubi italian.

Megjithatë, ky sezon mund të jetë i fundit i Koulibalyt tek Napoli, pasi që mësohet se edhe vet lojtari dëshiron një sfidë të re.

Përveç Bayern Munich, Koulibaly kërkohet edhe nga disa klube tjera si Manchester United dhe PSG.