Kërkohet nga Reali, Alaba takon presidentin e PSG-së
BKT
Sport

Kërkohet nga Reali, Alaba takon presidentin e PSG-së

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba ka zhvilluar bisedime me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi, raporton Sky Germany.

Austriaki muajin e kaluar tha se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Bayern Munich.

Lojtari prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Por, siç raportohet Alaba tashmë është takuar me kreun e PSG-së për të shqyrtuar mundësinë e transferimit tek kampionët e Francës.