PE:Të caktohet data për Konferencën Ndërqeveritare,Shqipëria s’ka më kushte
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas kthimit nga Brukseli, deklaroi se Parlamenti Evropian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.
Balla theksoi se raporti rikonfirmon vlerësimin shterues të Komisionit Evropian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur.
“Parlamenti Evropian do të diskutojë dhe miratojë në ditët në vijim Raportin e përgatitur nga Raporterja për Shqipërinë Isabel Santos, ku i kërkohet Këshillit caktimi i datës dhe mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Evropian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur. Ishte një kënaqësi si gjithmonë takimi me Presidentin Parlamentit Evropian David Sassoli, një mik i shkëlqyer i Shqipërisë”, tha Balla.























