Durrës, vaksinohet personeli mjekësor dhe të moshuarit mbi 90 vjeç
BKT
Shqipëri

Durrës, vaksinohet personeli mjekësor dhe të moshuarit mbi 90 vjeç

Vijon fushata e vaksinimit kundër koronavirusit në Durrës. Këtë të martë pritet të vaksinohen të moshuarit mbi 90 vjeç dhe personeli mjekësor.

Përzgjedhja e të moshuarve është bërë nga mjeku i familjes, njofton oranews.

Parashikohet që rreth 150 persona do të marrin sot dozën e vaksinës.

Procesi i vaksinimit në Pallatin e Sportit në Durrës u inspektua edhe nga kryeministri Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri