Ava Max ndan pamje nga performanca ‘live’ në “Jimmy Kimmel Live”
BKT
Magazina

Ava Max ndan pamje nga performanca ‘live’ në “Jimmy Kimmel Live”

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka qenë e ftuar në “Jimmy Kimmel Live”.

Ava Max së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e njohur amerikan “Jimmy Kimmel Live”.

Këngëtarja zgjodhi të performojë këngën e saj të fundit “My head and my heart” dhe performanca e saj u pëlqye jasht mase.

Ava sot ka ndarë disa pamje nga ajo performancë me ndjekësit e saj dhe mund të themi se duken mjaft interesante.

Në postimin e parë Ava shihet e mbyllur në një kafaz gjigand teksa performon këngën e fundit.

 

Më vonë ka ndarë edhe disa pamje tjera me ndjekësit, këngëtarja shihet e ulur në një karrige teksa po shijonte një pjesë bakllavë të bërë nga nëna e këngëtares.

Disa foto nga performanca në “Jimmy Kimmel Live” (kjo është bakllava e famshme e nënës sime), shkroi Ava në mbishkrimin e fotografive.

 


MË SHUME NGA Magazina