Rama: Personat e infektuar me Covid nuk do të votojnë në 25 prill
Kryeministri Edi Rama gjatë video-konferencës që ka zhvilluar ditën e sotme me gazetarët ka thënë se personat të cilët janë të infektuar nuk do të mund të votojnë në 25 prill.
Ai u shpreh se kështu është vepruar edhe në vendet e tjera që kanë zhvilluar zgjedhje para Shqipërisë në kohën e pandemisë.
I pyetur nëse po bëhet gati pasaportën e vaksinimit me standarte ndërkombëtare dhe qeveria nëse ka një plan lidhur me mënyrën se si do të votojnë të gjithë ata qytetarë të cilët rezultojnë të infektuar me Covid-19, kryeministri Rama deklaroi se përsa i përket pyetjes së parë, sigurisht që bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë gjithë vendet e tjera, që për ata të cilët janë të testuar pozitivë dhe nuk janë negativizuar duhet të qëndrojnë në shtëpi.
"Ata normalisht duhet të vetëkarantinohen, nuk bëhet fjalë.
Është i vërtetë ky shqetësim dhe kjo është gjëja që kanë bërë të gjitha vendet e tjera, se ka pasur një sërë zgjedhjesh dhe do ketë prapë zgjedhje të tjera në vende të ndryshme në këtë kohë pandemie, por kështu është vepruar.
Sigurisht që janë të parët njerëzit që duhet të marrin përgjegjësinë për këtë, por përgjithësisht ajo që është inkurajuese është që nuk ka pasur për fat të mirë të dhëna shqetësuese post-elektorale në aspektin e influencës mbi shëndetin e njerëzve.
Kjo është pozitive, pra nuk ka pasur rritje të numrit të infektimeve. Sigurisht do përpiqemi dhe të gjithë njerëzit duhet të përpiqen që të kenë respekt për distancën, durim etj por nuk ka pasur probleme, se këtë e kemi parë me shumë kujdes", oranews.























