Ferizaj në krizë të thellë, paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga garat

Ferizaj në krizë të thellë, paralajmëron mundësinë e tërheqjes nga garat

Ferizaj është në gjendje shumë të vështirë financiare. Klubi i madh kosovar aktualisht ndodhet në Ligën e Parë, por është në një gjendje të mjerueshme.

Ka qenë vet faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook që ka konfirmuar se mund mos t’i zhvillojnë ndeshjet e radhës.

Faqja e klubit ka lutur kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun dhe aksionerët e tjerë që t’i dalin në ndihmë klubit për mos të ardhur deri te më e keqja të heqin dorë nga garat.

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj kanë qëndruar edhe drejtuesit e FFK-së, e me gjasë gjendja e vështirë e klubit ferizajas ka qenë një ndër temat e diskutimit me kreun e komunës së Ferizajt.

Më poshtë e keni postimin e plotë të klubit:

Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës.

Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos ti zhvillojmë fare dhe të largohemi nga garat.

Wshtë mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznismenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98 vjeçare.

Lusim Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu aksionerët që janë në klub ti dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmrimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rënd.