Broja s’ndalet, gjen golin edhe në gjysmëfinalen e Kupës

Broja s’ndalet, gjen golin edhe në gjysmëfinalen e Kupës

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Holandë me skuadrën e Vitesses, ku luan i huazuar nga Chelsea.

Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur rrugën e rrjetës para pak minutash, duke i dhënë avantazhin Vitesees ndaj Venlos, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës.

Talenti shqiptar, shfrytëzon në maksimum një krosim të Tanane, duke goditur bukur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Një gol më shumë vlera ky i Brojës, që mund ta dërgojë Viteseen në finale të Kupës, nëse deri në fund ndeshja përfundon kështu.