Vdes ikona e muzikës, Bunny Wailer
BKT
Magazina

Vdes ikona e muzikës, Bunny Wailer

Muzikanti xhamajkan Bunny Wailer ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeç.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij për “Rolling Stone”.

Wailer kishte pësuar goditje në tru vitin e kaluar, dhe është shtruar në spital disa herë.

Ikona e muzikës vdiq në spital në kryeqytetin xhamajkan të Kingston.

Se cili është shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë e ditur.


MË SHUME NGA Magazina