Epidemiologu Cenko: Infeksioni i COVID në Shqipëri është lënë i lirë
BKT
Shqipëri

Epidemiologu Cenko: Infeksioni i COVID në Shqipëri është lënë i lirë

Fabian Cenko, epidemiolog, pedagog pranë universitetit "Zoja e Këshillit të mirë" tha se ulja e rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit është e papërfillshme.

Sipas tij, duhen pritur së paku dy javë për të parë rënien e numrit të të shtruarve në spital dhe më shumë se sa dy javë për të parë rënien e fataliteteve.

Epidemiologu tha se duhen parë edhe kushtet në të cilat ndodhi kjo rënie, që sipas tij nuk ka të bëjë me masat e qeverisë të cilat munguan totalisht, njofton euronews.albania.

“Nëse në mars apo prill do të shihet një rënie e numrit të rasteve nuk i faturohet masave të marra dhe do të pritet një rritje tjetër, infeksioni është lënë i lirë. Kufizimi e shtrin në kohë, dhe do të bënte të mundur zgjerimin e rrjetit të spitaleve dhe për t’u dhënë kohën vaksinave. Shtyrja përmes masave është ajo që po bën e gjithë  bota”, tha ai.

Z. Cenko vlerësoi vaksinën ‘Johnson and Johnson’ si një nga më të përshtatshmet për disa specifika që e dallojnë nga të tjerat.

“Është një vaksinë e thjeshtë, së dyti formohet nga adenoviruse dhe është më stabile, ka nevojë vetëm për një dozë si dhe ka efekte edhe tek mutacionet”, u shpreh epidemiologu.


MË SHUME NGA Shqipëri