12:48 / 03.03.2021
Aktorja e njohur shtatzënë për herë të tretë
Ylli i “Wonder Woman” është në pritje të ëmbël.
Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot ka njoftuar se po bëhe nënë për herë të tretë.
Ylli i filmit “Wonder Woman” e konfirmoi lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Gadot pozoi pranë partnerit të saj dhe dy vajzave, ndërsa tregoi barkun e rrumbullakosur, të cilin po i mbante bashkëshorti.
“Ja ku jemi sërish”, ka shkruar Gal Gadot, duke pranuar urime të panumërta nga fansat e saj.























